Behrami edhe kur gabon merr përkrahje nga trajneri
Trajneri i Watfordit, Quique Sanchez Flores, ka përjashtuar mundësinë që të flasë me Valon Behramin për mënyrën se si po luan mesfushori kosovar.
Flores është pyetur nga gazetarët anglezë të shtunën mbrëma nëse do të kërkojë nga Behrami që të shmangë ndërhyrjet e tij agresive, por ka mohuar një mundësi të tillë, përcjell sot Koha Ditore.
Behrami 30-vjeçar të shtunën luajti prej minutës së 69 për Watfordin që barazoi 2:2 në udhëtim me Chelsean, në kuadër të xhiros së 18 të Premier Leagues së Anglisë në futboll.
Behrami u bë protagonist me një ndërhyrje të ashpër në zonë ndaj Eden Hazardit. Behrami goditi në këmbë Hazardin, ndërsa nuk pati fare kontakt me topin. Shkaktoi penallti, por për fatin e tij të mirë Oscar i Chelseat gjuajti lart mbi portë. Rezultati kur Behrami e shkaktoi penalltinë ishte 2:2. Watfordi është i shtati në Premier League, ndërsa Chelsea mban pozitën e 15-të…
http://koha.net/?id=6&l=91111


