Eko Higjiena

Behrami e Xhemaili fitojnë derbin shqiptar

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Napoli ka mposhtur në udhëtim Torinon me rezultat 0-1, të hënën mbrëma në kuadër të xhiros së 28-të të Serisë A.

Përballja mes torinezëve dhe napolitanëve ka sjell derbin shqiptar në Seria A. Në radhët e Torinos në minutën e 78-të në lojë është inkuadruar edhe mesfushori shqiptar, Migjen Basha, derisa tek Napoli, 25 minuta lojë i ka zhvilluar Valon Behrami, kurse Blerim Xhemaili, një tjetër shqiptar që militon tek Napoli gjithë ndeshjen e ka shikuar nga bankina.

KKVITI

Ka qenë Gonzalo Higuain, i cili në minutën e 90-të ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët në këtë ndeshje.

Napoli pas kësaj fitore “blindon” pozitën e tretë me 58 pikë, aq sa ka edhe Roma në vendin e dytë, kurse Torino renditet në vendin e 10-të me 36 pikë.