Bëhet realitet rruga e përfolur tash e 15 vjet?

Gjilan – Ndërtimi i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit në gjatësi prej 2.2 kilometrash, po përfundon, dy javë pas nisjes së punimeve. Kjo rrugë e përfolur për rreth 15 vjet, tashmë u bë realitet ka shkruar Alban Hyseni.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet.
Ai tha se pas 14 ditësh nga fillimi i punimeve, po kryhet asfaltimi. Këtë javë do të përfundojë projekti i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit. “2200 metra rrugë me vlerë 258,659.80 euro, për vetëm 2 javë”, tha Alban Hyseni./rajonipress/