HW

Bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Për nder të Epopesë së UÇK-së, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Gjilan, sot, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, pjesëtarë të FSK-së përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, kanë bërë homazhe.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sot bashkë me kolegë, bashkëpunëtorë dhe familjet e veteranëve e dëshmorëve bëmë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, duke nderuar me respekt dhe përulje sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë.

ARKATANA

“Në këto ditë të kujtesës dhe krenarisë kombëtare, kur shënojmë Epopenë e UÇK-së, përulemi para veprës së komandantit legjendar Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët me sakrificën e tyre hapën rrugën drejt lirisë dhe shtetit tone”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, theksoi se kujtimi për ta mbetet përgjegjësi e përhershme për të gjithë ne, ndërsa idealet për të cilat luftuan vazhdojnë të na udhëheqin në rrugën përpara.
“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit”, tha Alban Hyseni./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.