Begzad Sinani kritikon ashpër Qëndron Kastratin, ndriçimi publik nuk funksionon

Kamenicë – Ish kreu i Kamenicës Begzad Sinani ka kritikuar udhëheqjen komunale se në qendër të qytetit nuk funksionon ndriçimi publik. Udhëheqja komunale si duket herët ka filluar dehjen dhe festat për ndërrimin e motmotit. Qytetarëve do t`i sugjeroja që posa të dalin në qytet të pajisen me mjete ndriçuese apo sinjalizuese ka shkruar Sinani.
Postimi i plotë i Begzad Sinanit
28.12.2020. Kamenicë, ora 18 e 17
Qendër e qytetit
Para pak çastesh kalova nëpër rrugën kryesore të qytetit të Kamenicës.
Ndriçimi publik nuk funksionon.
Udhëheqja komunale si duket herët ka filluar dehjen dhe festat për ndërrimin e motmotit.
Qytetarëve do t`i sugjeroja që posa të dalin në qytet të pajisen me mjete ndriçuese apo sinjalizuese.
Respekt për mërgimtarèt që nuk mund ta shijojnë mbrëmjen në qendrën e qytetit me ndriçim publik.