Hidromorava

Bebe Rexha mahnit me dukjen elegante në MTV Video Music Awards 2022

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bebe Rexha mori pjesë në MTV Video Music Awards 2022, i cili u mbajt në Qendrën “Prudential” në New Jersey të dielën në mbrëmje.

Krijuesja e hiteve ndërkombëtare i la pak vend imagjinatës, ndërsa u shfaq para turmës me një veshje serioze mjaft zbuluese te pjesa e dekoltesë, shkruan DailyMail.

Rexha nuk është e panjohur për spektaklin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV VMA, pasi në të kaluarën ajo është nominuar dhe ka fituar çmim nga kjo shfaqje.

Këngëtarja kishte veshur një fustan të zi me prerje te pjesa e këmbës dhe pjesa e sipërme i tregonte dukshëm gjoksin e saj atraktiv.

Pjesa e poshtme e veshjeve të këngëtares së nominuar për “Grammy” shfaqte gjithashtu këmbën e saj të majtë, të skalitur.

Artistja me origjinë shqiptare e kombinoi veshjen e saj me një sërë këpucësh me taka të larta në ngjyrë të zezë dhe i shtoi pak shkëlqim pamjes së saj me një palë syze dielli të ndezura.

United Hospital

Flokët e saj bionde dhe voluminoze ishin në kontrast të përsosur me tonin dominues të veshjes së saj.

Rexha është nominuar në MTV Video Muic Awards në vitin 2018, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën e saj “Meant to be” në bashkëpunim me grupin Florida Georgia Line.

Por ajo atë vit nuk fitoi çmim.

Shqiptarja u shpërblye një vit më vonë (2019) me çmimin “Kënga më e mirë ritmike” për këngën e saj “Call You Mine”, në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Mbrëmja e MTV Video Music Awards 2022 nderoi sivjet disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës.

Një nga nderimet më të mëdha të natës shkoi për Nicki Minajn, e cila fitoi çmimin “Michael Jackson Video Vanguard Award”, që i jepet një artisti si shenjë mirënjohjeje për karrierën e suksesshme. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.