FITORJA

BE: Strategjia për Zgjerim trajton Kosovën baras me të tjerët

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Strategjia për Zgjerimin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, e publikuar para pak ditësh nga Komisioni Evropian, ka lënë pa një afat kohor Kosovën se kur do të mundë të anëtarësohej në BE. Por, ndryshe është vepruar me Serbinë e Malin e Zi, të cilave viti 2025 u është lënë si mundësi për anëtarësim. Pavarësisht kësaj, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka thënë “Zërit” se Kosova është trajtuar e barabartë me të gjitha vendet e tjera sa i përket kësaj çështjeje. Me këtë rast, Zyra e BE-së ka treguar se cilat hapa duhet t’i ndjekë Kosova që ta zërë hapin drejt procesit të integrimit.

“Strategjia për Zgjerim për Ballkanin Perëndimor e trajton Kosovën të barabartë me të tjerët në rajon dhe ofron perspektivë të qartë të anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Kriteri për hyrje nuk ka ndryshuar, por përmes kësaj Strategjie është një mundësi që këto vendet ta zënë hapin me të tjerët në rrugëtimin për integrim”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së dhënë “Zërit”.

UBT

Ndërkohë është bërë e ditur se viti 2025 nuk përbën një datë fikse për anëtarësimin e Serbisë e të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. “Mali i Zi dhe Serbia janë të vetmet vende që i kanë nisur negociatat. 2025-a nuk është as datë fikse, as e synuar për hyrje. Kjo tregon një perspektivë të mundshme kohore, që reflekton angazhim të fuqishëm evropian”, ceket tutje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.