HW

BE: S’mund t’i detyrojmë Thaçin e Vuçiqin të ulen në tavolinë nëse ata s’duan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Bashkimi Evropian thonë se takimi dhe bisedimet që mund t’i kenë pasur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Washington nuk janë pjesë e dialogut që ndërmjetësohet nga Brukseli.

Kështu ka thënë për EuObserver një zëdhënës i Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Express.

“Diskutimet që mund t’i kenë pasur në SHBA, liderët e Serbisë dhe Kosovës, nuk janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ky zëdhënës i BE’së.

Ai tutje ka thënë se Bashkimi Evropian është i vetmi ndërmjetësues ndërkombëtar për dialogun Prishtinë-Beograd duke përmendur mandatin nga Kombet e Bashkuara.

“BE-ja është i vetmi lehtësues i ngarkuar ndëkromëbtarisht në dialogun Beograd-Prishtinë. Askush tjetër nuk është duke e organizuar atë”, ka thënë zëdhënësi i BE’së.

Ndërkohë siç shkruan EuObserver, Bashkimi Evropian ka një qasje pak më të butë karshi Kosovës dhe Serbisë sa i përket dialogut, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mobi Casa

Zëdhënësi i BE’së ka thënë se s’mund t’i detyrojnë Thaçin e Vuçiqin të dialogojnë bashkë nëse ata nuk dëshirojnë.

“Ne nuk mund t’i detyrojmë ata (Thaçin dhe Vuçiqin) të ulen në tryezë nëse nuk dëshirojnë”, ka thënë ky zëdhënës i BE’së, raporton Express.

Të pyetur nëse do ta marrin parasysh idenë e korrigjimit të kufijve dhe nëse do të jetë një opsion në tryezën e diskutimeve Kosovë-Serbi, zëdhënësi i BE’së ka thënë se objektivi i Brukselit është normalizimi i plotë i raporteve.

“Objektivi këtu është që të normalizohen plotësisht marrëdhëniet përmes një marëveshje ligjërisht obligative” ka shtuar tutje ky zëdhënës i BE’së.

Përveç tjerash ai ka thënë se “përmbajtja, natyra dhe qëllimi i një marrëveshje të tillë do të përcaktohet nga dy akterët kryesorë (Beogradi dhe Prishtina)./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.