FITORJA

BE-ja vlerëson stabilitetin e sektorit bankar dhe reformat e ndërmarra nga BQK në raportin për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komisioni Evropian ka publikuar raportin e tij të fundit mbi progresin e Kosovës, 2024 drejt procesit të integrimit evropian, në të cilin ka vlerësuar zhvillimet kryesore të sistemit financiar dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) duke identifikuar fushat që kërkojnë përafrim të mëtejshëm me standardet e BE-së.

Sipas një njoftimi për media nga BQK-ja bëhet e ditur se raporti vlerëson sistemin bankar si të qëndrueshëm dhe me një ritëm të fuqishëm të zgjerimit, me nivele të larta kapitalizimi dhe rritje të konsiderueshme të kreditimit dhe depozitave në krahasim me vitet paraprake.

“Në këtë kontest, vlerësohet miratimi i Rregullores për Menaxhimin e Rrezikut të Likuiditetit dhe sugjerohet puna e vazhdueshme për zbatimin e Direktivës dhe Rregullores për Kërkesat Kapitale.

Eco Higjiena

Raporti në veçanti vlerëson progresin e konsiderueshëm në krijimin e një strukture të adekuate të qeverisjes së BQK-së pas emërimit të Guvernatorit të ri dhe kompletimit të Bordit Ekzekutiv. Për më tepër, sipas Raportit, Plani i ri Strategjik pesëvjeçar i BQK-së, i lansuar në fund të vitit 2023, pritet të forcojë efikasitetin e saj operacional”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se BQK mbetet e përkushtuar në zhvillimin e kornizës ligjore dhe infrastrukturës financiare të nevojshme për të mbështetur rritjen ekonomike dhe stabilitetin afatgjatë, në pajtim me mandatin e saj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.