Mobi Casa

BE ia kthen Vuçiqit: EULEX’i u sulmua, Serbia të bashkëpunojë për t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka komentuar kritikat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq mbi misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovës, EULEX.

Stano ka thënë se i kundërshton fuqishëm këto akuza të presidentit serb, i cili ka thënë se pjesëtarët e EULEX-it janë “gënjeshtarë që kryejnë monitorim të rrejshëm” të kufirit me Kosovën.

“Kundërshtojmë kategorikisht akuzat e Serbisë kundër misionit tonë. Më lejoni t’jua kujtoj që stafi i EULEX-it, si dhe veturat tona, ishin target i sulmeve në terren. Presim që Serbia të bashkëpunojë në sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve që kryen dhunë ndaj trupave ndërkombëtare, gazetarëve dhe të tjerëve në veri të Kosovës”, ka thënë Stano për Zërin e Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Mobi Casa

Vuçiq ka akuzuar po ashtu EULEX-in që, sipas tij, lejon ‘qëllimin e serbëve’ dhe se i jep mbështetje kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti.

Stano ka rikujtuar se EULEX është misioni më i gjerë civil në Kosovë. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.