RCCOLA

Insistimi i Lajçakut për të rifilluar dialogun, palët të painteresuara

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Mos trajtimi i barabartë i palëve në dialog nga BE-ja, po konsiderohet arsyeja e vështirësisë së caktimit të një takimi në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, opozita mendon ndryshe.

Javën e kaluar ishte në Prishtinë, kurse këtë të martë gjendet në Beograd.

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në qendër të këtij udhëtimi kishte përgatitjet për një raund të ri negociatash në nivel kryenegociatorësh.

Por, pavarësisht takimit, nuk pritet të ketë ndonjë vendim ose marrëveshje në të, e cila do të zgjidhte procesin e dialogut.

Kështu të paktën thotë kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi.

”Ish dashtë me pas një takim të ri, po nuk pres asgjë, tash kemi hy në vitin e katërt dhe nuk ka ndodhë asgjë, tash për këtë kohë të shkurt nuk besoj që do të ketë, diçka të re në lidhje me dialogun, e për të cilin kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka ardhë të raportoj para apo pas ndonjë takimi”, ka thënë për Tv Dukagjinin Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane.

Krasniqi thotë se insistimi i qeverisë aktuale në disa tema të dialogut ka qenë i gabuar, për të cilat tash Kosova po i vuan pasojat.

ARKATANA

”Ka kaluar nga dialogu për marrëveshje finale, ka kaluar në dialog për përmisim të raporteve, e ka pru dialogun vet deri këtu, dhe ju e dini që tash në këtë muaj bëhen 1 vit nga sulmi në Banjskë dhe askush, nuk u ndëshku në Serbi”, ka thënë tutje Krasniqi.

Edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi thotë se ka pak shpresa nga përpjekjet e emisarit Lajçak për takime dhe marrëveshje në këtë periudhë.

E fajtor sipas tij është vet ai, meqë nuk i ka trajtuar palët të barabarta që nga fillimi.

”Unë nuk jam optimist aspak, për rolin ose procesin që po zhvillon z.Lajçak, ai po përpiqet natyrisht mbase në bazë të fushëveprimtarisë dhe kompetencave që ka, por shpresa, besimi se mund të ketë ndonjë efekt pozitiv janë të zbehta”, ka thënë Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së.

Rrustemi tha se këto takime kanë humbur rëndësinë e tyre, kur vetëm dy javë pas takimit Kurti-Vuqiç kishte ndodhur sulmi në Banjskë, e në atë takim Kosova ishte konsideruar si palë jo konstruktive nga BE-ja.

Nga këta të fundit ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë datë, se kur mund të ketë takim të ardhshëm Kosovë-Serbi.