BE dhe USAID ndihmojnë komunat në avancimin e shërbimeve për qytetarë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Komunat e Kosovës, përmes një projekti të BE-së dhe programit DEMI të USAID-it, po ndihmohen në ngritjen dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarë.

Për këtë qëllim, në Gjilan është organizuar trajnimi “Kujdesi ndaj klientit”, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të Qendrës për Shërbime të Qytetarëve (QSHQ) nga komunat Gjilan dhe Novobërdë.

Fundamenti

Trajnerët John Chapman, Finn Kitleman dhe Ariana Llapashtica, kanë thënë se projekti i “binjakëzimit” për komuna më të fuqishme synon avancimin e shërbimeve për qytetarë, duke i ofruar ato në kohë sa më të shkurtër.

Gjilani është ndër komunat e para që ka hapur QSHQ-në, e cila ka shërbyer si model edhe për komunat tjera, ndërkohë që së fundi edhe Novobërda, si komunë e zgjeruar në procesin e decentralizimit, ka riorganizuar këtë shërbim për qytetarë. /rajonipress/