Baza “Cepotin’ në qershorë vend i stërvitjes së ushtarëve të huaj
Një grup prej 10 ushtarësh amerikan i kryesuar nga atasheu ushtarak i ambasadës amerikane Pol Brozen, kanë qëndruar sot në Bujanoc me çrast janë takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin dhe ate të kuvendit komunal Jonuz Musliu raporton LuginaPress.
Në takimin në mes ushtarëve amerikan dhe drejtuesëve të komunës së Bujanocit është biseduar për stërvitjen e ushtarëve që do të bëhen në Cepotin të Bujanocit gjatë muajit qershor.
Me këtë rast atasheu ushtarak nga ambasada amerikane në Beograd Pol Brozen së bashku me grupin e ushatrëve e kanë njoftuar kryetarin Arifi rreth stërvitjeve ushtarake të cilat do të bëhen kah fundi i qershorit të këtij viti në bazën ushtarake në Cepotin të komunës së Bujanocit. Sipas tyre në këtë strëvitje do të marrin pjesë 30 ushtarë nga shteti Shqiptar, nga Maqedonia, Bullgaria, dhe Rumunia nga 25 ushtar, po ashtu do të marrin pjesë edhe ushtarë nga Azerbajxhani kurse 30 ushtar nga Serbia. Po ashtu merret vesh se edhe shteti Kroat do të dërgoj ushtarë por ende nuk është bërë i ditur numri i tyre
Ndërkaq në takim me kryetarin e Kuvendit Komnal të Bujanocit delegacioni ushtarak e kanë njoftuar Musliun rreth operacioneve të cilat do të bëhen në bazën Cepotin të Bujanocit në kuadër të NATO-së.
Musliu pas takimit i njoftoi mediat se në në mesin e grupit të ushtarëve kishte edhe njësi nga Ohajo e të cilët do të bëjnë stërvitjen e ushtarët të Ballkanit.(LuginaPress)


