RCCOLA

Bashota: SHIK-u më shantazhoi për 10 hektarë

/ 2 minuta lexim

Për tokën 10 -hektarëshe është derdhur gjak, janë dhënë miliona, është dhënë ryshfet e haraç, ndërsa për të qetësuar gjakrat ka ndërhyrë edhe politika.

Biznesmeni i famshëm, Ismet Osmani, i njohur me nofkën “Curri”, figuron në dokumentet e ankuesit drejtuar prokurorisë, si person i lidhur me këtë çështje dhe i interesuar që nga kjo pronë të marrë 2 hektarë në fillim të rrugës.

Uzurpuesi aktual i kësaj prone, Hysen Shahini, e pranon se Curri është pjesë e këtij biznesi, për çka Shahini zyrtarisht merr qira mujore. Por me letra hapësirën me qira e ka marrë fillimisht një person tjetër, Murat Tërnava. “Shumë kam investuar”, thotë Hysen Shahini, i cili shton se kontratën për qiramarrje e ka bërë Murat Tërnava, ndërsa ortak në biznes thotë se është me Ismet Osmanin “Curri” nga Mitrovica.

Fundamenti

Ai nuk e ka ndërmend ta lirojë këtë pronë pa iu kthyer investimet që ka bërë aty, ndërkohë që pranon se edhe ai vetë nuk është duke paguar qira për pronën që e ka në shfrytëzim. Ai qartëson se tokën për shfrytëzim e ka marrë me qira sipas marrëveshjes që ka bërë Murat Tërnava.

Me marrëveshje thotë që i është lejuar investimi ndërkohë që zyrtarë nga ish-ndërmarrja bujqësore thonë se Shahini me kontratën që ka pasur, nuk i është lejuar të bëjë investime afatgjata.

Pa iu kthyer tërë investimet që i ka bërë, Shahini thotë se nuk lëshon pronën në fjalë, ndërsa për të ardhur deri te lëshimi eventual i saj, Shahini thotë se kjo mund të ndodhë vetëm me ndonjë vendim gjyqësor. Më shumë nuk pranon të flasë për rastin ngase thotë që marrëveshjen e ka bërë Tërnava andaj edhe e rekomandon gazetën që të bisedojë me të…(Zëri)