Fundamenti

Bashkimi me Kosovën mbetet synim i Luginës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Me rastin e shënimit të 14 vjetorit të daljes publike të UÇPMB’së, ish Drejtori Politik i kësaj ushtrie, Jonuz Musliu, ka vlerësuar se synim i këtij formacioni ushtarak ishte çlirimi i Luginës së Preshevës dhe bashkimi i saj me Kosovën.

Teksa ka përshkruar ditën e 26 janarit të vitit 2000, ai në një bisedë për ‘Epokën e re’, ka bërë me dije se edhe pas 14 vjetësh në shpirtin dhe në zemrën e çdo shqiptari të Luginës së Preshevës është bashkimi me Kosovën, pasi kjo trevë me dhunë e pa dëshirën e popullatës ishte shkëputur nga trungu i saj.

“Qëllimi dhe synimi i UÇPMB’së ka qenë i cekur edhe në platformë. Ishte bashkimi me Kosovën, pasi Presheva, Medvegja dhe Bujanoci kanë qenë tokë integrale e Kosovës dhe janë ndarë dhunshëm prej këtij vendi”.

“Për këtë është organizuar lufta jonë çlirimtare. Ky synim vazhdon të ekzistojë ende në shpirtin dhe zemrat e popullit shqiptar. Kudo që jetojnë, të gjithë janë njëzëri të vijmë deri te bashkimi me Kosovën”.

Sipas tij, rol të rëndësishëm në këtë drejtim mund të luajnë udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë së bashku me faktorin ndërkombëtar.

Hidromorava

“Bashkimi arrihet me punë, unitet të të gjithë faktorëve shqiptarë, me mbështetje financiare dhe me ndihmën e ndërkombëtarëve”.

“Tani është momenti kyç që edhe Shqipëria e Kosova ta ngrehin dorën lart dhe t’i tregojnë Serbisë se kjo pjesë është e shqiptarëve dhe nuk duhet të preket”.

“Obligim moral dhe kombëtar e kanë Hashim Thaçi e Edi Rama si dhe kushdo që vjen pas tyre”.

Musliu i cili aktualisht është Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, e ka pranuar se fillimisht frymën e uniteti duhet ta tregojnë liderët e shqiptarëve në Luginë, pastaj pjesa tjetër e shqiptarëve.

“Esenca është tek uniteti i të gjithëve. Ne duhet të bëhemi bashkë sikur ato thuprat e Skënderbeut. Pra unitet kërkohet nga vetë shqiptarët e Luginës së Preshevës, nga lidershipi ekzistues i shqiptarëve, pastaj unitet duhet të kërkohet nga Kosova dhe Shqipëria”, ka thënë ai epoka e re.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.