United Hospital

Bashkëpunimi Kosovë Shqipëri ka arritur kulmin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha në Tiranë ka theksuar se në kohën kur Kosova është njohur pothuajse nga 100 shtete të botës bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës ka arritur kulmin.

Ai tha se ka njoftuar Berishën për dialogun politik që Kosova po zhvillon me Serbinë duke vë theksin në atë që në Bruksel të dyja vendet po diskutojnë si shtete të barabarta.

Në anën tjetër, Kryeministri Berisha ka thënë se autoritetet në Kosovë kanë faktuar se pavarësia është faktor stabiliteti.

ARKATANA

I pari i qeverisë së Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për dialogun politik duke thënë se bisedimet me Serbinë janë shumë të rëndësishme për rajonin.

Të dy homologët kanë biseduar edhe për bashkëpunimin në mes të dyja vendeve dhe synimet për integrimin në Bashkimin Evropian. /Kosovapress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.