KKVITI

“Bashkëjetojnë” me zvarranikë në shtëpinë gërmadhë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shtëpi duke u shembur, që sapo t’ua hedhësh shikimin të krijojnë përshtypjen se janë të braktisura me vite, fatkeqësisht ende janë të banuara. Në këto shtëpi gërmadha banojnë banorët e brezit kufitar. Koha e gurit ende është periudha në të cilën jetojnë banorët e fshatit Karaçevë, vendbanim nën juridiksionin e Komunës së Kamenicës.

Aty gjen shtëpi të ndërtuara mbi shtatë dekada më parë, me mure të çara që janë bërë “dyer” për zvarranikët që hyjnë e bashkëjetojnë me njerëzit brenda në dhoma, ku nuk sheh as dysheme prej dërrase, por një sipërfaqe dheu me ca tepihë të vjetruar, kulme që po shemben, ushqim i pamjaftueshëm…

Uji Dea

Kjo është pasqyra e një jetë çnjerëzore që disa familje kosovare po bëjnë, të braktisur nga qeveria. Megjithëkëtë, ata e japin votën ndonëse anëtarë të partive politike kur dalin në fshat në kohë fushate nuk shkojnë të kërkojnë vota tek këto familje, e arsyet pse ndodh kjo janë: shtëpitë e tyre gjenden shumë afër me pikat kufitare dhe xhandarët, varfëria të zë frymën nuk ke ku të shkelësh as ku të ulesh të bësh një bisedë me këta banorë nga ajo ose ai anëtar partie që t’i bindë t’ia votojnë partinë…. (“Zëri”)