UBT

Bashkë me pagat rritet edhe kostoja e jetesës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Të gjithë shërbyesit civilë të Kosovës nga muaji maj pagat do t’i marrin më të mëdha. Rritja e tyre do të jetë për 25 për qind. Kjo ngritje do t’i prekë edhe pensionistët e Kosovës. Vendimin për këtë veprim e ka marr të hënën Qeveria e Kosovës. Derisa është thënë se për pensionistët minatorë të Trepçës, rritja do të jetë 50 për qind.Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se kjo rritje do t’i prekë rreth 240 mijë familje në Kosovë. Derisa, sipas tij, numri i përgjithshëm i përfituesve është 80 mijë e 475 nëpunës publikë.

E, përfituesit e kësaj rritjeje do të jenë mësuesit, profesorët e shkollave të mesme, profesorët universitarë, akademikët, institutet shkencore, punëtorët shkencorë, familjet e dëshmorëve, policët, pjesëtarët e FSK-së, TMK-së, gardianët, zjarrfikësit, inspektorët policorë, pylltarët, shërbyesit civilë, infermierët, mjekët, specialistët, doganierët, inspektorët tatimorë, auditorët e ZAP-it, auditorët e brendshëm, prokurorët, prokurorët specialë, gjykatësit, artistët dhe të gjithë kategoritë tjera.

Mobi Casa

Mirëpo, me vendimin e Qeverisë së Kosovës nuk janë pajtuar të gjithë. Njohësit e ekonomisë krejt këtë veprim të kryem ministrit Thaçi po shoshin si politik dhe të pamenduar mirë. Madje ata po thonë se krahas kësaj rritjeje të pagave, është rritur edhe kostoja e jetese së qytetarëve të Kosovës…(Tribuna).