FIDANISHTJA

Bashkatdhetari Ridvan Asllani jep 6000 euro për 10 student

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ridvan Asllani bashkatdhetar në Zvicër i ka ndarë hiq më pak se 6000 euro për 10 student të dalluar të cilët do të marrin nga 600 euro bursë vjetore. Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha se gjesti i këtij mërgimtari është shumë domethënës.

Ridvan Asllani nga Malisheva e Gjilanit, aktualisht mërgimtar në Zvicër nuk ka ngurruar asnjëherë që të ndihmojë kategoritë e të gjitha shtresave, jo vetëm në Gjilan. Ai njihet si humanist i madh edhe në Zvicër e kudo që ka pasur nevojë të jap kontributin e tij.

Kësaj radhe Ridvan Asllani nuk ka ngurruar që për 10 studentët e dalluar të ndajë hiq më pak se 6000 euro. Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha për rajonipress se gjesti i këtij mërgimtari është shumë domethënës, në veçanti kur dihet fakti se studentët e dalluar ka pak mundësi të ndihmohen e stimulohen nga institucionet.

UBT

Nevzati tha se këta 10 student do të marrin në formë të bursës nga 600 euro brenda vitit kurse të hollat tashmë Ridvan Asllani i ka derdhur në buxhetin e drejtorisë së arsimit.

Nevzati tha se edhe drejtoria e arsimit ka ndarë 40 bursa për studentët që studiojnë jashtë Gjilanit dhe 30 të tjera që studiojnë në Gjilan sikurse do të ndahen edhe 20 mirënjohje për studentët e dalluar e që e kanë vlerën e 200 eurove./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.