Basha kthehet kundër Chievos
Mesfushori Migjen Basha ka pak gjasa t’i ndihmojë skuadrës së Torinos në përballjen me Udinesen. Ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi që e pësoi javë më parë në nyjën e këmbës së majtë.
Basha për ndeshjen kundër Udineses që zhvillohet në fundjavë në kuadër të xhiro së 35-të do të mungojë, por ai do të kthehet në ndeshjen e javës së ardhme kundër Chievos. “Bazuar në raportet mjekësore duket se ka pak gjasa që Migjen Basha të shërohet. Mesfushori shqiptar ende po vuan nga lëndimi dhe me gjasë ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Chievon”, shkruan “toronews.net”.
Basha 27-vjeçar këtë edicion ka kontribuar me një asistim në 24 ndeshje të zhvilluara. Ai me Torinon ka kontratë deri në qershor të vitit 2015.


