Basha junior merr ftesë për Norvegjinë

Gianni De Basi e ka ftuar Vullnet Bashën në Kombëtaren Shqiptare, për ndeshjen kundër Norvegjisë. Para se të debutoj me ekipin kuqezi, 21 vjeçari duhet të pajiset me pasaportë shqiptare dhe të merr lejen nga FIFA-së.
Vullnet Basha do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare, për ndeshjen kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin botëror ‘Brazili 2014’.
Mesfushori kosovar, i cili luan me ekipin zviceran Sion, ka mar ftesë nga Gianni De Basi, për ndeshjen e 7 qershorit. Këtë e ka konfirmuar vëllai i madh i Vullnetit, Migjen Basha.
“Vullneti ka marr ftesë nga De Biasi për ndeshjen kundër Norvegjisë. Ai do t’i bashkohet ekipit me 2 qershor, pasi ka ndeshje me Sionin, kurse unë do të grumbullohem me 29 maj”, ka deklaruar për Express, Basha.
Edhe pse do t’i bashkohet ekipit kuqezi, Vullneti ende nuk është pajisur me pasaportë shqiptare.
“Vullneti pritet ta marr pasaportën shqiptare pasi të grumbullohet me Kombëtaren. Ai e ka dorëzuar dokumentacionin më herët dhe besoj se pasaportën do ta ketë gati”, ka theksuar Migjen Basha.
Përveç shtetësisë shqiptare, 22 vjeçari duhet ta marr edhe dritën e gjelbër nga FIFA për ta veshur fanellën kuqezi, pasi më herët ka luajtur për përfaqësueset U-18, U-19 dhe U-20 të Zvicrës.
Edhe Abrashi ftohet në Kombëtare
Ndërkohë, burime të Express-it, kanë bërë të ditur se Gianni De Basi për ndeshjen kundër Norvegjisë në ekipin kuqezi ka ftuar edhe kosovarin tjetër Amir Abrashin, i cili luan me ekipin zviceran Grashoppers.
Edhe Abrashi sikurse Bashës i duhet leja nga FIFA për të luajtur me Shqipërinë, pasi më herët ka luajtur me ekipin U-21 dhe U23 të Zvicrës.
Përveç Bashës e Abrashit, në listën e De Biasit për ndeshjen e 7 qershorit do të jenë edhe katër mera të rijnë; Jurgen Gjasula (Duisburg), Ergys Kaçe (PAOK), Azdren Llulaku (Gaz Metan) dhe Ilir Berisha (Orebro).