ARKATANA

Basha i gatshëm për lojë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mesfushori i Torinos, Migjen Basha, është i gatshëm për ndeshjen kundër Cagliarit.

Ai të enjten për herë të parë ka stërvitur bashkë me lojtarët e tjerë të Torinos pas një lëndimi që e mbajti atë jashtë fushës për disa javë. Ndeshja Torino – Cagliari zhvillohet të dielën.

Mobi Casa

“Lajme të mira për trajnerin e Torinos, Ventura, pasi Migjen Basha është shëruar plotësisht nga nyja e këmbës. Të enjten ai ka punuar me gjithë ekipin”, shkruan “toro.it”.

Basha 27-vjeçar këtë edicion me fanellën e Torinos ka zhvilluar 21 paraqitje. Ai me Torinon ka kontratë deri në qershor të vitit 2015.