Eko Higjiena

Barazia gjinore si standard ligjor dhe demokratik në qeverisjen e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit ka njoftuar për mbajtjen e mbledhjes së parë të qeverisjes komunale dhe ka prezantuar një pjesë të kabinetit të ri qeverisës. Megjithatë, përbërja aktuale e kabinetit ngre shqetësime serioze lidhur me respektimin e parimit të barazisë gjinore. Me vetëm dy gra në pozita drejtuese, përfaqësimi gjinor mbetet dukshëm nën standardin e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi, i cili synon përfaqësim të balancuar të të dy gjinive në institucionet publike.

Barazia gjinore nuk është çështje e vullnetit politik, por obligim ligjor dhe standard themelor demokratik. Mosrespektimi i këtij parimi cenon frymën e gjithëpërfshirjes dhe ngre pikëpyetje për përputhshmërinë e emërimeve me kornizën ligjore në fuqi. Qeverisja e mirë nuk matet vetëm me kompletimin e kabinetit, por me respektimin e ligjeve që garantojnë përfaqësim të drejtë dhe të barabartë.

FIDANISHTJA

Institucionet publike duhet të jenë shembull në zbatimin e ligjit dhe jo të krijojnë përjashtime prej tij. Në këtë kuptim, presim që përbërja e kabinetit të rishqyrtohet në funksion të respektimit të standardeve të barazisë gjinore, me qëllim forcimin e besimit të qytetarëve në qeverisjen lokale dhe promovimin e një qeverisjeje gjithëpërfshirëse./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.