GRANDEMALL

Baraliu për fushatën parazgjedhore: Kosova është vlerësuar e suksesshme për organizim të zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, profesori Mazllum Baraliu teksa ka folur për fushatën parazgjedhore, ka thënë se ndër vite Kosova është cilësuar si e suksesshme sa i përket organizimit të mirëfilltë të proceseve zgjedhore.

“Kosova është veçuar dhe vlerësuar nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë si e suksesshme në demokracinë elektorale. Gjithsesi ka pasur probleme, madje problemet hera – herës kanë qenë brenda subjektit politik, duke vepruar aty ku kanë mund, veçmas ku s’ka pasur monitorim”, ka thënë ai në RTK.

UBT

Profesori universitar ka vlerësuar se procedurat zgjedhore sivjet duhet të jenë korrekte dhe në kohë, madje edhe më shumë se viteve të kaluara, duke pasur parasysh faktin që është hera e parë që një qeverisje e çon deri në fund mandatin dhe ka hapësirë kohore për çdo periudhë deri në zgjedhjen e qeverisjes së re.

“Deri më tani gjithçka ka qenë në kuadër të kornizave, është për t’u lëvduar fushata parazgjedhore sepse nuk ka pasur incidente. Nuk besoj që do të ketë. Mendoj që ngritja e vetëdijes politike të subjekteve tona është në nivelin e duhur, përveç në vitin 2010. Pranimi i rezultateve gjithmonë ka qenë në kohën e duhur, nuk ka pasur vonesa e kalkulime, kushtëzime”, ka shtuar Baraliu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.