FITORJA

Baraliu: Ka rënie të vazhdueshme të cilësisë së legjistraturave në kuvend

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kosova po shkon drejt kohës kur edhe zyrtarisht pritet të hyjë në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Zhvillimi i fundit lidhur me këtë proces është ai i dorëzimit të listave me emrat e kandidatëve për deputet nga partitë politike.

Sa i përket listave dhe emrave që partitë vendosën të ia servojnë votuesve kosovar, profesori universitar Mazllum Baraliu, tha se për të krijuar listat partitë politike kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme, kanë plane dhe strategji.

“Nuk është vetëm që subjekti politik përkatës lufton që të fusë, të inkorporojë në lista njerëz që në një mënyrë ose tjetër sjellin vetëm vota, ose të tillë të cilët kanë bagazh politik dhe vetëm bagazh politik, qoftë afatgjatë, qoftë i frytshëm apo më pak i frytshëm, por edhe të tjera komponente që janë të rëndësishme për të krijuar një fundament të mirë të një partie ose koalicioni që pretendon për t’i fituar zgjedhjet, që kur ta marrë pushtetin të ketë tabanin e fortë, në radhë të parë profesional por edhe në aspektin kredibilitetit dhe efikasitetit në qeverisje, për ta qeverisur vendin dhe për ta mbajtur pushtetin”, tha Braliu.

Uji Dea

“Ka shumë faktor që ndikojnë, dhe prandaj gjykimi ndaj kandidatëve apo kandidateve të caktuara pa dashtë mund të ndikoj në zvogëlimin e reputacionit dhe suksesit të kandidatëve të ndryshëm të partive politike në këtë garë zgjedhore”, theksoi ai.

Sipas Baraliut, subjektet politike duhet kenë pasur përgjegjësi dhe të kenë përgjegjësi që në pretendimin për të fituar zgjedhjet në listat e tyre të kenë njerëz të kredibilitetit, të virtyteve, të vlerave dhe meritave, njerëz të profesioneve të ndryshme dhe njerëz të cilët do të japin kontributin e tyre si në komisionet parlamentare, ashtu edhe në pjesën tjetër të legjislativit.

Baraliu tha se ne Kosovë ka rënie të vazhdueshme të nivelit, të cilësisë, të rezultateve, të efikasitetit të legjislaturave në kuvend. /rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.