GRANDEMALL

Baraliu: Bojkotimi i seancave nga shumica parlamentare, i pazakontë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Mazllum Baraliu, analist politik, duke folur për aktualitetin politik në vend tha se zhvillimet e fundit në Kuvend janë jo të arsyeshme, jo pozitive. Sipas tij, raste të tilla ka pasur edhe më herët, kur për inate politike për qëllime të caktuara, që ndonjëherë janë të dëmshme për vendin segmente të caktuara të subjekteve politike dirigjojnë sjellje të tilla që dëmtojnë marrëveshjet ndërkombëtare por edhe të ligjeve të rëndësisë vitale.

Në RTK, Baraliu tha se mospjesëmarrja e deputetëve të partisë në pushtet në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Procesin e Subvencionimit të Teksteve Shkollore, është e pazakontë dhe nuk është shembull i mirë që të bojkotojnë mbledhjet e tilla, qoftë ato të komisioneve, qoftë ato të seancave plenare.

UBT

“Çdo gjë që është në korniza të një beteje politike, që i takon opozitës për të korrektuar veprimet e pozitës dhe për të luftuar për kauza të caktuara, që janë në interes të qytetarit të shtetit, është krejt normale, sepse, fundi i fundit, roli i opozitës është që të bëjë beteja politike, por në kuadër të kornizave të së arsyeshmes, në kuptimin politik dhe etik e moral”, tha Baraliu.

Lidhur me moskoordinimin në mes të partisë në pushtet dhe të atyre opozitare në mbledhjet e komisioneve, Baraliu vlerëson se kjo është pasojë e një mungese të një kulture politike dhe përgjegjësie politike, kur “në vend që të avancojmë në zhvillimin e demokracisë parlamentare, kemi degraduar”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.