FITORJA

Baraliu: Asnjë deputet nuk dëshiron të shkojë sërish në zgjedhje, secili mund ta votojë qeverinë e VV-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu vë në pah mundësinë e votimit të qeverisë së Lëvizjes Vetëvendosjes edhe nga deputetë të partive të tjera opozitare pasi siç thotë ai, asnjëri nga ta nuk do të dëshironte zgjedhje të reja.

Sipas tij, përpjekja e parë për formimin e Qeverisë i takon VV-së por nëse ajo nuk arrin ta bëjë atë, mundësia kalon tek partia e dytë e zgjedhjeve.

Mobi Casa

Ndonëse teorikisht e sheh të mundur formimin e qeverisë nga opozita, Baraliu tha për RTV21 se praktikisht partitë opozitare nuk kanë harmonizim të qëndrimeve.

“VV-ja e ka për detyrë ta provojë formimin e Qeverisë….Edhe kur nuk i ka numrat mundet dikush nga partitë e tjera ta votojë për arsye se asnjë deputet nuk dëshiron të shkoj në zgjedhje secili prej tyre ka harxhuar dhjetëra-mijëra euro për t’u bërë deputet dhe është edhe interesi shtetëror e shoqëror tek çdo deputet dhe vetëdija se nuk është mirë të shkohet pas dy tre muajsh në zgjedhje të tjera. Pra nuk dihet nëse se nuk arrin në përpjekjen e parë që i takon me kushtetutë për ta bërë qeverinë pas 15 ditësh i jepet afati një partie tjetër qe ta bëje qeverinë dhe kjo mund të jetë partia e dytë PDK-ja ose ndonjë ose tjetër në rast se ata për 15 ditë i bëjnë numrat mbahet seanca e Kuvendit dhe nëse votohet krijohet qeveria e pakicës parlamentare dhe e opozitës nëse jo brenda40- 45 ditësh presidentja është e detyruar t’i shpallë zgjedhje e reja të jashtëzakonshme dhe të shkojmë ne zgjedhjet e reja. Teorikisht opozita mund ta formojë Qeverinë por praktikisht s’kanë harmonizim të qëndrimeve”, tha Baraliu për RTV21.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.