Fundamenti

Barack Obama uron Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e ka uruar Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e përvjetorit të gjashtë të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë urim, Presidenti Obama premton vazhdimin e mbështetjes së SHBA-ve për Kosovën dhe rritjen e përgjithshme të saj si një demokraci sovrane, e pavarur dhe shumetnike. Obama thotë se Kosova duhet të jetë krenare për përparimin e rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit, veçanërisht me arritjet historike të vitit 2013.

Urimi i Presidentit Barack Obama:

Uji Dea

“E nderuara zonja Presidente,“Në emër të popullit të Amerikës, kam kënaqësinë që t’i uroj popullit të Kosovës gjashtë vjetorin e pavarësisë suaj, më 17 shkurt”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e mëtejmë të Kosovës dhe rritjen e përgjithshme të saj si një demokraci sovrane, e pavarur dhe shumetnike. Kosova duhet të jetë krenare për përparimin e rëndësishëm në gjashtë vitet e fundit, veçanërisht me arritjet historike të vitit 2013, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prillit me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve dhe me përparimin e bërë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.

“Mbesim të përkushtuar për të mbështetur përparimet tuaja drejt integrimit të plotë euro-atlantik dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në urimin e Presidentit të SHBA-ve, Barack Obama me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës për Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.