GRANDEMALL

Banorët vullnetarisht pastrojnë lagjen në rrugën “Xhavit Kozhani”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në Prishtinë ka nisur të gjejë zbatim dhe përkrahje aksioni për një qytet më të pastër. Në rrugën “Xhavit Kozhani” banorët me vetiniciativë kanë pastruar lagjen e tyre duke larguar mbeturina e gjësende tjera.

Aksioni është përkrahur nga banorët dhe ata që jetojnë e veprojnë në këtë lagje.

UBT

Sabri Haliti njëri nga iniciatorët tha se aksioni për pastrimin e lagjes do të vazhdojë dhe se ky aktivitet duhet të mbështetet edhe nga Komuna e Prishtinës.
“Ne po pastrojmë dhe po largojmë mbeturina për ta krijuar një ambient të pastër e të shëndetshëm, por edhe Komuna e Prishtinës duhet të kujdeset për rrugën tonë e cila është e dëmtuar shumë dhe po na shkakton telashe e dëmtime të veturave gjatë vozitjes” tha Haliti.

Haliti tha se është inkurajuese dhe shumë pozitive vullneti i qytetarëve për të marrë pjesë në aksionet që për qëllim e kanë ambientin e pastër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.