RCCOLA

Banorët e Suharrnës mbeshtesin Sejdulla Kadriun

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, Lëvizja “Vatra” takoi shumë qytetarë me prejardhje nga fshati Suharrën. Qytetarët ishin shumë të entuziazmuar dhe shumë të kënaqur që Lëvizja “Vatra” po garon në zgjedhjet komunale. Ata njëzëri thanë se Sejdulla Kadriu e meriton të jetë kryetar i ardhshëm i Gjilanit sikurse edhe kandidatët që janë duke garuar për këshilltarë komunal.

Kandidatët e Vatrës, kanë përgatitje profesionale, janë punëtorë, janë të drejtë e të vendosur që qeverisja lokale e Gjilanit në të ardhshmen të jetë e dinjitetshme.

Suharnasit fuqishëm premtuan se do ta mbështesim Sejdulla Kadriun për kryetar të Gjilanit dhe Ibrahim Maliqin për këshilltarë komunal.

RCCOLA

Ndërsa, para të pranishmëve, kryetari i “Vatrës” Sejdulla Kadriu, shpalosi programin qeverisës në pika të shkurtra dhe premtoi se do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Gjilanit.

Po ashtu edhe sekretari Fatmir Arifi, anëtarët e kryesisë Gani Shaqiri, Hajrush Ramadani e Ibrahim Ibrahimi, kërkuan nga qytetarët, që më datë, tre nëntor të dalim të gjithë në votime e të votojmë Lëvizjen “Vatra” dhe kryetarin Sejdulla Kadriu./rajonipress/