ARKATANA

Banorët e Malësisë së Zhegocit kërkojnë që trajtohen me dinjitet në kompensimin e tokave në pjesën e Autostradës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nën organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Gjilanit, është mbajtur sot një dëgjim publik me banorët e Malësisë së Zhegocit sa i përket procedurave për shpronësim të tokave në pjesën ku do të ndërtohet autostrada Gjilan-Prishtinë.

Sami Ahmeti, i cili ka folur në emër të kësaj pjese, ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe institucionet tjera që të trajtohen me dinjitet sa i përket kompensimit të pronave.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka siguruar banorët e Malësisë së Zhegocit se shpronësimi do të bëhet në formën që ata të jetë të kënaqur.

“Por, kërkoj bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj që të lejoni të fillojnë punimet. Ju sigurojmë se prona është e shenjtë dhe të gjithë do të jeni të kënaqur me formën e kompensimit”, tha Ismajli.

ARKATANA

Qemajl Jonuzi, menaxher i Njësisë për Implementimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, ka njoftuar banorët që punimet do të fillojnë më 21 maj, duke kërkuar nga ata që të interesohen nëse pronat nuk i kanë në emër të tyre dhe për këtë këtë ta njoftojnë Ministrinë e Infrastrukturës sa më parë.

“Duhet ta keni të qartë se nuk duhet të ketë probleme pronësore sepse mjetet shkojnë për pronarët që janë me dokumentacion. Prandaj, është e natyrës urgjente që të siguroheni në mënyrë që të mos ketë probleme të kësaj natyre”, tha ai.

Debati po vazhdon me interesimet e vazhdueshme të banorëve të Malësisë së Zhegocit për detajet e kompensimit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.