Banorët e lagjes “Kamniku”, nuk i durojnë mbeturinat para dyerve

Gjilan – Banorët e rrugës “Isa Boletini”, që është pjesë e lagjes “Kamniku” kërkojnë nga Komuna largimin e kontejnerëve të bërllogut të cilat sipas tyre nuk e kanë vendin aty.
Brikena Kurtalani banore e kësaj rruge ka dërguar disa foto tek rajonipress dhe ka lutur organet komunale që të largojnë kontejnerët e bërllogut. “Po i shihni fotot sa afër dyerve tona janë kontejnerët, duhet urgjentisht komuna t`i largojë nga aty sepse nuk e kanë vendin aty. Na mbyti era e bërllogut sepse po vijnë banorë edhe nga fshatrat dhe po e hedhin bërllogun aty” tha Kurtalani.
Kurtalani tha se është e padrejtë që tërë kohën të mbetemi të ngujuar për shkak të mbeturinave që i kemi para hundëve./rajonipress/