UBT

Bankat shfrytëzojnë inflacionin, u kthehen kredive me Euribor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bankat në Kosovë, përveç kredive me norma fikse, ofertojnë edhe kredi me norma variabile (të ndryshueshme) të interesit. Në rastin e kredive me normë variabile, referencë për normë të aplikueshme në të ardhmen, ato kryesisht e përdorin Euriborin.

EURIBOR (shkurt për Euro InterBank Offered Rate ose përkthyer si Norma NdërBankare e Afatizimeve të Eurove) janë norma të interesit mbi depozitat/afatizimet me afate të ndryshme maturimi (përfundimi) që përcaktohen nga një panel i disa bankave elitare të mëdha në tregjet e parasë (kryesisht evropiane).

Një raport i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) zbulon se bankat në Kosovë po u kthehen kredive me norma variabile për shkak të rritjes së normës së EURIBOR. Sipas raportit, këto veprime bankat po i ndërmarrin të shtyra nga “dinamika e normave të interesit e ndikuar nga zhvillimet në nivel global, si dhe rritja e rrezikut të likuiditetit dhe pasigurive mbi zhvillimet në të ardhmen si pasojë e rritjes së presioneve inflacioniste”. Reklama e sponzorizuar

“Përderisa në vitin e kaluar dhe në vitin 2020, kreditë me shkalla variabile të interesit, që kryesisht përcaktohen nga lëvizjet e normës Euribor për marzhën shtesë, përbënin mesatarisht 19.6 përqind të portfolios kreditore dhe 16.5 përqind respektivisht, kjo përbërje me 2022 është ngritur në 24.1 përqind”, thuhet në raportin “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë”.

Uji Dea

Poashtu, disa banka që kanë aplikuar vetëm shkalla fikse, këtë vit filluan aplikimin e normave variabile”.

Ndryshe, në tregun bankar normat e interesit në depozitat e reja janë ndikuar në nivel më të lartë se normat e interesit në kredi të reja. Në dhjetor 2022, shkalla e interesit në kredi arriti në 6.3 përqind nga 5.8 përqind një vit më parë, dhe 6.0 përqind sa ishte në qershor 2022, atëherë kur inflacioni u intensifikua dhe diskutimet mbi ndërhyrjen e politikës monetare filluan.

Poashtu shkalla mesatare e interesit në depozita u ngrit në 2.4 përqind nga 1.3 përqind një vit më parë dhe 1.9 përqind në shtator 2022, atëherë kur shqetësimet mbi ruajtjen e depozitave dhe rrjedhimisht rrezikun e likuiditetit u theksuan tutje. Margjina e interesit kredi-depozitë u ngushtua në 3.9 pikë përqindje nga 4.5 pikë përqindje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.