RCCOLA

Bandat në luftë për tokën 20 milionëshe

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dhjetë hektarë tokë në vlerë prej miliona euro në rrugën kryesore Prishtinë – Fushë Kosovë janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga ish-komandantë të UÇK-së, politikanë dhe biznesmenë të fuqishëm me, të cilët kanë arritur të falsifikojnë dokumente falë lidhjeve të tyre të fuqishme në Gjykata dhe në Kadastër.

Për këto hektarë toke shumë të vlefshme financiarisht kanë hyrë në luftë dy grupe të forta kosovare, të cilat synojnë hise në atë pjesë.

Uji Dea

Pjesëtarët e këtyre grupeve, që dikur kanë qenë komandantë e ushtarë në ish-Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me letra false e origjinale e me përpjekje disavjeçare synojnë të marrin atë tokë, vlera e së cilës aktualisht vlerësohet të jetë rreth njëzet milionë euro. Shumë padi, kërcënime, e shantazhe janë duke u bërë rreth kësaj prone e cila, sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta, ka qenë e ndërmarrjes shoqërore “Bujqësia”.

Për përvetësimin e kësaj prone mësohet se ka pasur ndërhyrje të njerëzve të fuqishëm në politikë ndërkohë që lakmia për të ka bërë që të shkrepen armë ku janë plagosur 13 veta…(Zëri)