UBT

Baladë me skena interesante

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Këngëtarja Arta Bajrami cilësohet si njëra nga këngëtaret e prira për balada të shkëlqyera. Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë që këngëtarja do të sjellë një treg një baladë të re, e realizuar me mjaftë mjeshtri nga Don Arbas dhe Fatmir Muja. Këngëtarja ka punuar bukur shumë në këtë baladë për të cilën shpreson se do të pëlqehet në publik.

Kënga e cila gjatë këtyre ditëve do ta ketë edhe titullin, do të vjen bashkë me një videoklip të përgatitur si asnjëherë më parë, ku këngëtarja paralajmëron skena mjaftë interesante. Klipi është i përgatitur nga produksioni “Asha”, xhirimet e të cilit janë bërë në hotel “President” në Gjakovë.

Uji Dea

“Kënga që sapo e kemi përfunduar është një baladë e realizuar si asnjëherë më parë nga Don Arbas dhe Fatmir Muja i cili ka bërë një tekst të shkëlqyer. Në fakt këtë baladë e kemi përgatitur me një përkushtim të madh dhe mund të them se do të jetë baladë e vitit. Kam pasur edhe shumë balada të cilat ende vazhdojnë të jenë hite ndër vite, mirëpo kjo që tani e kam përgatitur do të jetë edhe më e fuqishme. Kënga do të dalë bashkë me videoklip, i cili është punuar me mjaftë mjeshtri nga produksioni ‘Asha’. Klipi përmban skena mjaftë interesante, të cilat besoj të pëlqehen në publik”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Gjatë realizimit të këtij projekti, Arta bashkë me ekipin realizues thotë të mos ketë hasur në asnjë vështirësi, por duke kujtuar vetëm momente të mira. “Kjo baladë është punuar me shumë përkushtim nga tërë ekipi, duke filluar nga muzika e deri tek stajlingu. Nuk kemi pasur asnjë vështirësi gjatë punës. Falënderoj produksionin ‘Asha’, ‘Class Fashion’ për stylingun, Jehonën për grimin dhe flokët”, ka shtuar ajo. Edhe këtë videoklip këngëtarja e ka financuar vet pa pasur ndonjë sponzor. Sipas Artës kjo këngë do të jetë pjesë e albumit të ri, të cilin do ta sjellë gjatë këtij viti.