Hidromorava

Bajrami: Plani zhvillimor komunal dhe hartat zonale dokumente bazike që i duhen Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit tha për rajonipress se PZHK dhe hartat zonale janë një mundësi e mirë që Gjilani përfundimisht ta krijojë një strategji që në dekadën e ardhshme të kemi të rregulluara planet e domosdoshme zhvillimore që i nënshtrohen kritereve më të avancuara edhe në vendet evropiane.

PZHK tashmë një kohë të gjatë është duke i diskutuar dhe debatuar me të gjitha forumet, grupet qytetare, ekspert të fushave të ndryshme, biznesmen, OJQ e shoqëri civile ku të gjithë këta akter po japin mendimet e tyre.

Bekim Bajrami drejtori i urbanizmit tha se është i kënaqur me mënyrën e përfaqësimit dhe të ofrimit të ideve nga të tjerët.”Po flasim për një strategji 10 vjeçare dhe për ne është e rëndësishme pjesëmarrja e të gjitha shtresave. I kemi mbajtur mbi 24 debate me qytetar, me një pjesëmarrje të kënaqshme. Neve na mbetet që t`i sistemojmë të gjitha kërkesat e qytetarëve dhe që bashkërisht ta harmonizojmë dokumentin bazik i cili ka një rëndësi të veçantë për Gjilanin” tha Bajrami.

FITORJA

“Këto takime kanë për qëllim zhvillimin, shtrirjen dhe planifikimin në të gjithë sektorët, ekonominë, infrastrukturën, ndërtimin, lidhjet nderkomunale. Shpresoj që nga këto takime të dëgjojmë përvojat e qytetarëve dhe të gjithë atyre që janë të interesuar që të kenë një qytet me standarde evropiane” tha Bajrami.

Bajrami mendon se Gjilani duhet ta zgjidhë saktë dhe me profesionalizëm të lartë çështjen e planeve rregulluese.”Planet rregulluese dhe hartat zonale janë kritere dhe standarde evropiane dhe ne nuk mundemi të mos jemi pjesë e familjes evropiane, për këtë arsye i kemi kushtuar rëndësi të madhe involvimit të të gjitha grupeve shoqërore dhe në veçanti po marrim mendime pozitive nga ekspertët” tha Bajrami.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit është në proces të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) si dokument strategjik i planifikimit hapësinor për gjatë 8 viteve dhe Hartës Zonale e Komunës (HZK) si dokument i përcaktimit të kushteve të zhvillimit për 8 vitet e ardhshme. Këto dokumente përfshijnë tërë territorin e Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.