Bajrami: Ka një ngritje të lehtë për t`u pajisur me leje ndërtimore

Gjilan – Bekim Bajrami drejtor i urbanizmit në Gjilan thotë se gatishmëria dhe kërkesa e qytetarëve ka shënuar një ngritje të lehtë për t’u pajisur me kushte ndërtimi dhe leje ndërtimi. Interesimi në aspektin e ndërtimit dhe planifikimit nga ana e qytetarëve të Gjilanit prapë nuk ka munguar duke iu nënshtruar procedurave për t’u pajisur me marrjen e dokumentacionit të ndërtimit shprehet Bajrami.
Me ardhjen e Bekim Bajramit në krye të urbanizmit pothuajse ka ndryshuar komplet qasja profesionale që e ka instaluar për të ndihmuar qytetarët në kryerjen e shërbimeve dhe procedurave të parapara me ligj.
Bekim Bajrami ka një përvojë të mirë në sektorin e ndërtimit dhe realisht e ka ndihmuar shumë qytetin e Gjilanit duke ndikuar tek qytetarët që të pajisen me leje ndërtimore dhe dokumentacion tjetër përcjellës.
Bajrami për rajonipress tha se gjatë periudhës janar – dhjetor 2018, DUPMM ka kryer detyrat dhe përgjegjësitë duke u bazuar në përshkrimin e punëve dhe detyrave punuese të secilit sektorë duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi si dhe rregulloret komunale.
“Duhet potencuar se gatishmëria dhe kërkesa e qytetarëve ka pësuar një ngritje të lehtë për t’u pajisur me kushte ndërtimi dhe leje ndërtimi. Interesimi në aspektin e ndërtimit dhe planifikimit nga ana e qytetarëve të Gjilanit prapë nuk ka munguar duke iu nënshtruar procedurave për t’u pajisur me marrjen e dokumentacionit të ndërtimit. Ky aktivitete reflekton në të hyrat e Drejtorisë, por edhe në ruajtjen e hapësirave të planifikuara. Shqyrtimi dhe përfundimi i lëndëve të cilat drejtohen e parashtrohen në këtë institucion publik bëhet konform ligjit dhe me efikasitet të plotë në afatin ligjor të përcaktuar” tha Bekim Bajrami.
Bajrami thotë se përkushtimi i punës në DUPMM nga ana e zyrtarëve përgjegjës në kuadër të sektorëve sipas përshkrimit të detyrave të tyre ishte në nivelin e kërkuar.
“DUPMM-ja është në vazhdën e planifikimit të zonave të reja, në proces të Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) dhe Hartës Zonale të Komunës (HZK). Tani pas përfundimit apo plotësimit të të dhënave nga sektorët do të fillon faza tjetër duke zhvilluar takime me përfaqësuesit nga të gjitha zonat e qytetit. Poashtu në pritje të aprovimit nga ministritë përkatës për disa zona Urbane me Plane Rregulluese të Hollësishme (PRrH) dhe me këto plane do të mbulohet territori urban në më shumë se 90% të hapësirës” shton Bajrami.
Sipas Bajramit stafi përgjegjës për Legalizimin e objekteve pa leje është në gatishmëri pas aprovimit të Ligjit të Legalizimit të objekteve pa leje nga niveli qendror dhe udhëzimit administrativ për implementim të këtij ligji.
Bekim Bajrami tha se kanë ndërmarrë disa aktivitete të rëndësishme që lidhen me sektorin e planifikimit.
Sipas tij janë kryer këto aktivitete: Përpilimi i detyrave projektuese për hartimin zonave të gjelbëruara dhe parqeve të përcaktuara sipas Planeve Rregulluese Urbane dhe prioriteteve komunale, Hartimi i detyrës projektuese për parkun e qytetit “Parku i Paqes“– përfunduar/ shpallet tenderi, Disejnimi i Bustit dhe hapësirë për vendosje në shkollën e mesme të ulët “Zija Shemsiu”- në përfundim, Hartimi i detyrës projektuese për parkun e qytetit “Baja“, përfunduar dhe në pritje të aprovimit nga agjencioni për mbrojtjen e ujërave – përfunduar/ shpallet tenderi, Disejnimi i tezgave mobile, përshkrimi i detyrës projektuese dhe paramasës me parallogari- i përfunduar, Hartimi i detyrës projektuese për parkun “Livadhet e Arapit“– përfunduar/ shpallet tenderi, Hartimi i detyrës projektuese për objektin e Administratës së përgjithshme të drejtorive Komunale- në proces, Hartimi i Projektit Kryesor të gjelbërimit të “Kodra e Dëshmorëve “- i përfunduar/ shpallur në prokurim. Faza e dytë e Projektit dhe në bashkëpunim me drejtorinë e bujqësisë, Përpilimi i detyrës projektues për “Hartimi i projekteve ideore dhe kryesore për nevoja të Komunës së Gjilanit“- i përfunduar, Projekti i “Palestrës së Sporteve” në Zhegër- i përfunduar (tani në implementim duke u përcjellur punimet), Shenjëzimi te “Varrezat e qytetit sipas përkatësisë së besimit”- modeli i përcaktuar- shpallet në prokurim, Projekti i “Shenjëzimit të rrugëve” në KK Gjilan- Pritet të përfundohet sipas planit dinamik në afat prej dy muajsh. Projekti i përbashkët me Agjencionin Katastral të Kosovës dhe Autoritetin Norvegjez të Hartave.- zona rurale e përfunduar në implementim zona urbane, Projekti i instalimit të “Citylights dhe Billboardeve” në rrugët e qytetit- Dizajni i përfunduar dhe pritet të shpallet në ankand publik, Përcjellja e punimeve dhe mbledhja e raporteve gjatë implementimit të masave të “Efiqiencës së Energjisë” dhe përcjellja e strategjisë për Energji të Qëndrueshme, Hartimi i planit të studimit të fizibilitetit për “Instalimin e gasit natyror” në qytet. Projekti i parë në territorin e Kosovës. Përgatitja e termave të referencës dhe shpallja për studim fizibiliteti, Hartimi i planit të studimit për strategjinë e “Mbrojtjes së ajrit nga ndotja” në territorin e qytetit dhe regjionit. Përgatitja e termave të referencës, Hartimi i projektit të “Rrethrrotullimit dhe Nënkalimit” te objektet e Spitalit Regjional dhe Qendrës Kyesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan. Rirregullimi i projektit të rrugës në bashkëpunim me DShP dhe MI- drejtorinë e rrugëve, Planifikimi/ krijimi i qendrës për “Shërbim në një vend” për pajisje me dokumentacion ndërtimi. Projekti i përbashkët me drejtorinë e Administratës dhe kompanive publike në Gjilan. Pasi të bëhet elektronizimi i dokumentacionit/ hartave dhe PRrU- ve krijohet mundësia për funksionalizimin e kësaj qendre, vlerësimi i punimeve të kryera në disa objekte, prerja e punimeve apo procese përfundimtare, hartimi i projektit kryesor i varrezave të reja në lokacionin e ri, në bashkëpunim me DShP dhe përfaqësuesit e besimeve të ndryshme, hartimi i Planeve Rregulluese të Hollësishme, plani Rregullues i Hollësishëm “Qendra 2”– Versioni final i përfunduar, miratuar në kuvendin komunal në seancën e shtatorit 2018- i miratuar në kuvend dhe ka filluar implementimi i tyre, plani Rregullues i Hollësishëm “Qendra 3”– Versioni final i përfunduar, miratuar në kuvendin komunal në seancën e shtatorit 2018- i miratuar në kuvend dhe ka filluar implementimi i tyre, plani Rregullues i Hollësishëm “Lagja e Spitalit”– Versioni final i përfunduar, miratuar në kuvendin komunal në seancën e shtatorit 2018 – i miratuar në kuvend dhe ka filluar implementimi i tyre
Vërejtje: Pjesa e rrugës nga qendra deri tek rrethi i ardhshëm i spitalit do të jetë në ridizajnim dhe projektim duke marrë për bazë ruajtjen e trupit ekzistues dhe hapësirave përreth.
Drejtori i urbaznimit ka ofruar edhe një listë të gjerë të planit zhvillimor komunal si dhe kë treguar për numrin e kërkesave të pranuara dhe të aprovuara që lidhen me lejet e ndërtimit, kushtet e ndërtimit, leje rrënimi etj./rajonipress/