Mobi Casa

Bajrami: Gjilani do t’i ketë ‘mushkëritë’ e tij me 20 hektarë parqe

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Viti 2020 do të jetë vit i ndërtimit të afro 20 hektarë parqe në komunën e Gjilanit. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Gjilan, Bekim Bajrami, në konferencën e mbajtur me gazetarë, të hënën.

Madje, Bajrami e ka bërë një përkufizim interesant për këtë projekt madhor.

“Me ndërtimin 20 hektarëve, mund të them se Gjilani do t’i ketë mushkëritë e tij më të pastërta. Do të ndërtohet parku Baja, Parku i Paqes të Livadhet e Akllapit, Parku i Pajtimit te Gllama e Bresalcit dhe, tashmë jemi në finale të ndërtimit të parkut tek Kodra e Dëshmorëve”, ka deklaruar Bajrami.

I pari i Urbanizmit në Gjilan, teksa ka bërë një rekapitulim të punës në vitin 2019, ka thënë se ka filluar faza e legalizimit të objekteve pa leje, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, ku tashmë veç janë lëshuar certifikatat e para, në zonën urbane dhe rurale.

Fundamenti

“Po ashtu, kemi përfunduar edhe draftin e Planit Zhvillimor Komunal, sikurse edhe Hartën Zonale të Komunës”, ka thënë Bajrami.

Drejtori i Urbanizimit në Gjilan, ka deklaruar se të hyrat në këtë dikaster janë impresive.

“Bëhet fjalë për mbi 800 mijë euro të hyra për vitin 2019 në Drejtorinë e Urbanizmit, edhe atë në sektorin e lejeve të ndërtimit, lejeve mjedisore, taksave të legalizimit dhe kërkesat tjera të zakonshme”, ka përfunduar drejtori Urbanizmit në Gjilan, Bekim Bajrami./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.