Bajram Isufi: Po e skanojmë gjendjen dhe planifikimin për vitin 2022

Gjilan – Skanimin e gjendjes së drejtorisë, planifikimin për vitin 2022, duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat e fermerëve në bujqësi, pemëtari, lavërtari, shpezëtari, blegtori, bletari dhe fusha të tjera në interes të fermerëve ka shkruar Bajram Isufi.
Postimi i plotë i Bajram Isufit:
Në këtë fundjavë mbledhja me kryetarin Alban Hyseni, nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku dhe drejtorët e drejtorive të Komunës.
Drejtoria e Bujqësisë dhe e Pylltarisë në fokus ka:
Skanimin e gjendjes së drejtorisë, planifikimin për vitin 2022, duke u bazuar në nevojat dhe kërkesat e fermerëve në bujqësi, pemëtari, lavërtari, shpezëtari, blegtori, bletari dhe fusha të tjera në interes të fermerëve.
Në sektorin e pylltarisë do të jemi të angazhuar për mbrojtjen dhe monitorimin e hapësirave pyjore në komunë.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe të Pylltarisë, agjensionin pyjorë, bëjmë planifikimin e prerjeve në sektorin privat dhe atë shtetëror si dhe pyllëzimin e fidanëve të pishës në shumë hektarë.
Garantojmë shpërndarje të barabartë dhe transparencë të plotë e llogaridhënie për subvencionet.
B.I