ARKATANA

Babai e këshilloi Xhemailin të shkonte në Galatasaray

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Blerim Xhemaili e la Napolin këtë verë, për t’iu bashkuar Galatasarayn. Dhe, duket se prapa kësaj zgjedhjeje të futbollistit shqiptar qëndron babai i tij, Fekredini.

Shqiptari nga Maqedonia mendon se gjiganti turk është zgjedhja e duhur për djalin e tij, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Bolton, Torino e Parma.

“Blerimi është mjaft i disiplinuar dhe i përkushtuar. Galatasaray është klubi i duhur për të. Ai do të ketë sukses këtu”, është shprehur Xhemaili senior.

UBT

“Blerimi e ka dëgjuar rekomandimin tim gjithmonë. Ka punuar shumë dhe në fund është bërë futbollist profesionist”, shtoi Fekriu.

“Skuadrat turke çdo vit po marrin pjesë në turnetë më të mëdhenj evropianë. Jam i lumtur që Blerimi do ta vazhdojë karrierën në Turqi”, përfundoi babai i përfaqësuesit zviceran.