Eko Higjiena

Azizi mirëpret bashkëpunimin me projektin NCCR

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së martë ka pritur në një takim drejtuesit e Projektit të Sistemit Qendror të Evidencës Penale, me të cilët ka biseduar rreth eliminimit të disa barrierave.

Fillimisht ka falënderuar për mbështetjen që kanë ofruar për Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke shtuar se do të i jetë i hapur për bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Udhëheqësja e Projektit NCCR, Yolanta Christova, ka mirëpritur bashkëpunimin, duke kërkuar që lëndët e reja të cilat të bëhen të plotfuqishme të futen në sistem të evidencës penale, në mënyrë që palët të pajisen me certifikata online në kohë sa më të shpejtë.

FIDANISHTJA

Në takim është diskutuar edhe për angazhimin e zyrtarëve për kryerjen e trajnimit, gjithashtu edhe për arkivimin sa më të mirë të lëndëve.

Në këtë takim, kanë qenë prezent edhe Bardhyl Hasanpapaj zëvendës udhëheqës i projektit, Bonita Salihu, menaxhere e projektit, Blerta Berveniku eksperte e IT-së dhe Klomentina Aliu, asistente e projektit. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.