Fundamenti

Azemi: Telashet në shëndetësinë gjilanase janë shumë të mëdha si pasojë e paaftësisë së pushtetit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Deklarata e djeshme e Shefit të Urgjencës së QKMF-së në Gjilan, Dr. Leotrim Kurteshi, e shpërfaqë për të satën herë paaftësinë, arrogancën, mungesën e transparencës dhe papërgjegjësinë e mendësisë politike e cila sot qeverisë Gjilanin. Përtej partive e politikës, kjo deklaratë është krisma e bombës për të cilën kemi ngritur shqetësimin tonë prej kohësh e pandërprerë thotë Ardian Azemi i AAK-së.

Reagimi i plotë:

Pa dashur me hy në detaje, thirrja e doktorit në fjalë për një hetim nga prokuroria e shtetit, na bënë të besojmë se telashet në shëndetësinë gjilanase janë shumë të mëdha si pasojë e paaftësisë së pushtetit. Nuk bëhet shëndetësia e mirë në Gjilan duke shpërndarë statuse të kryeministrit të Kosovës e ministrave të tij servilë. Shëndetësia në Gjilan bëhet duke punuar ndershëm e duke qenë në shërbim të qytetarëve 24/7.

Eco Higjiena

Ky nuk është skandal i vogël e i pari, është i madh e i sati në këtë mandat, andaj kërkojmë qoftë si subjekte politike, qoftë si qytetarë, që sa më parë të nisin hetimet, në mënyrë që të sillen para drejtësisë të gjithë ata, që janë përgjegjës për rastin për të cilin flet tanimë ish-Shefi i Urgjencës në Gjilan.

Në Gjilan e kudo tjetër, reagimet publike kundër këtyre rasteve duhet të bëhen nga të gjithë pavarësisht kundër kujt e nga cila pozitë.

Patriotë të vërtetë janë ata që e mbrojnë interesin e qytetarëve pavarësisht fatit të tij në karrierë. Gjilani e Kosova meritojnë trajtimin e duhur dhe qeverisje ndryshe, jo kësisoj!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.