Fundamenti

Azemi synon Bundesligën

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ilir Azemi beson që Greuther Furthin do të rikthehet në Bundesligë. Ai synon të vazhdojë me gola dhe ta ndihmojë skuadrën në realizimin e objektivave. Ndërsa, sulmuesi shtatlartë e ka konfirmuar se do të luajë për Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë.

Ilir Azemi ka shpërthyer në Bundesliga 2. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka realizuar dy gola në fitoren e Greuther Furthit ndaj Fortuna Dusseldorf me rezultat 4:1.

Pas kësaj fitore Greuther Furth është ngjitur në vendin e dytë në renditjen tabelore me 48 pikë të tubuara, një më pak sesa Koln që gjendet i pari. Ndërsa, Azemi beson se do të rikthehen në Bundesligë.

“Të gjithë lojtarët, dhe trajneri besojmë se do të inkuadrohemi në Bundesligë. Ne kemi edhe shtatë ndeshje deri në fund dhe besoj se do të marrim rezultate pozitiva, të cilat do ta në na mundësonin rikthimin në Bundesligë”, ka thënë Azemi për Express.

22 vjeçari ka shënuar 6 gola në 21 paraqitje, ndërsa 5 prej tyre i ka realizuar në 6 ndeshjet e fundit. Ai thotë se është në formë të mirë dhe shpreson të vazhdoj me këtë ritëm.

“Unë jam i lumtur që kam realizuar dy gola. Unë nuk kam ndonjë objektiv se sa gola do të realizoj gjatë sezonit. Unë dua të mendoj ndeshje për ndeshje, dhe të jap maksimumin”, ka deklaruar ai.

Azemi ka debutuar me ekipin e parë të Greuther Fürth në sezonin 2012/2013. Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2015, derisa nuk është duke menduar për skuadrat tjera.

“Unë kam kontratë edhe një vit me skuadrën dhe nuk jam duke menduar për klube tjera. Shpresoj që të ngitemi në Bundesligë dhe pastaj do të shohim se s’i do të rrjedhin gjërat”, ka theksuar ai.

Fundamenti

Azemi: Do të luaj kundër Turqisë

Ilir Azemi ishte pjesë e përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Haitit, e cila u zhvillua me 5 mars në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë.

Ndërsa, 22 vjeçari ka konfirmuar për Express se do të jetë pjesë e Kosovës edhe në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, e cila pritet të zhvillohet me 21 maj në Mitrovicë.

“Po, besoj qe do të jem pjesë e përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë”, ka deklaruar Azemi.

Azemi: Mavraj më ndihmoi shumë

Pjesë e Greuther Furthit është edhe mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavaraj. Azemi thotë se është kënaqësi ta kesh bashkëlojtarin shqiptar. Ai thotë se reprezentuesi i Shqipërisë e ka ndihmuar shumë.

“Është shumë mirë ta kesh një futbollist shqiptarë në skuadër. Unë Mërgimin e kam vëlla dhe e kaloj shumë mirë me të. Ai është gjithmonë afër meje, dhe shumë herë më ka ndihmuar dhe më ka dhënë këshilla”, ka përfunduar Azemi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.