Azemi asiston për fitore

Sulmuesi kosovar, Ilir Azemi, ka asistuar në golin e fitores për Greuther Fuerthin. Fuerthi të shtunën në udhëtim në kuadër të javës së 20-të të Bundesligës së Gjermanisë e mposhti Schalken me shifrat 2:1.
Azemi në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 84-t derisa në minutën e 92-të asistoi për golin e dytë që e shënoi Nikola Gjurgjiq. Në të vërtetë Azemi goditi në drejtim të portës, ndërsa goditjen e tij e ndali portieri i Schalkes.
Topin e dëbuar në portë e dërgoi Gjugjiq. Për Azemin ky ishte asistimi i dytë në 12-të ndeshje të zhvilluara këtë edicion në kampionatin gjerman. Ndërkohë gjatë gjithë ndeshjes te Greuther Furthi luajti mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavraj.
Ai ishte kapiten i skuadrës, ani pse gjatë javës mediumet gjermane kanë shkruar se Mavraj mund të mbetet pa shirit të kapitenit dhe të përfundojë në stol. “Skuadra ka besuar në vete dhe këtë e kemi demonstruar edhe sot. Ishim të mbështetur për muri, por arritëm të rikthehemi. Jemi munduar të tregojmë lojën tonë. Ishte një fitore për vullnetin tonë”, ka thënë Mavraj.
Për Fuerthin kjo ishte vetëm fitorja e dytë këtë edicion. Skuadra e dy shqiptarëve ka edhe gjashtë barazime e 12 humbje. Renditet e fundit me 12 pikë.(koha)