Qazim Laçi asiston në fitoren e Sparta Pragës në derbin e madh të futbollit çek

Skuadra e Sparta Pragës ka shënuar fitore 2:0 ndaj Slavia Pragës, në derbin e javës së 25-të në elitën e futbollit çek.
Golin e parë e shënoi Zeleny në minutën e 51’të, shkruan Indeksonline
Asist te ky gol bëri mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi. Lojtari “kuqezi” u vlerësua me notën 7.5 dhe luajti gjithë ndeshjen.
Për Sparta Pragën pati minuta edhe për sulmuesin e Kosovës, Albion Rrahmani – i cili u fut në lojë në minutën e 85’të.
Me këtë fitore, Sparta Praga shkon në kuotën e 55 pikëve në pozitën e dytë, 10 më pak se lideri Slavia Praga (65)./Indeksonline/