UBT

Azemi: Aleanca në Gjilan është e bindur se do t’i ketë ulëset e saja në Kuvendin e Kosovës, sepse kjo është urgjencë për Gjilanin, dhe për Anamoravën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ndryshimi duhet të ndodh në Gjilan, sepse kështu siç është, lirisht mund të themi se jemi pa përfaqësim në nivel qendror. Besojmë shumë se do të dalim jashtëzakonisht mirë në zgjedhjet nacionale, e po bëhemi gati për ta udhëheq Gjilanin pas zgjedhjeve lokale thotë për rajonipress Ardian Azemi sekretar i degës së AAK-së në Gjilan.

Azemi thotë se Aleanca në Gjilan në dy vitet e fundit iu ka dëshiruar mirë se ardhje një numri të madh të kuadrove të reja të cilat janë premtuese për Gjilanin dhe për Kosovën përgjithësisht. Është rritur besimi në kryetarin e degës, në strukturën udhëheqëse të degës dhe për zotimet tona.

“Aleanca ka qeverisë me vendin në dy mandate, anipse shkurt, e për aq kohë sa ishte në qeverisje Aleanca me kryeministër Haradinaj, Gjilani ka përfituar shumë, mund të themi më shumë se krejt qeveritë me i bë bashkë. Është muhabet tjetër që janë ndërprerë disa projekte nga qeveria Kurti, por këto që janë duke u punuar, janë projekte nga qeveria Haradinaj. Në komunat ku qeverisë Aleanca, organizata kredibile vendëse e ndërkombëtare po i shpërblejnë me çmime si komuna kampione, e kjo nuk ndodh rastësisht por me punë, seriozitet e ndershmëri” tha ai.

Uji Dea

Sipas tij Aleanca në Gjilan do të ketë kandidatët e saj për deputetë në listën zgjedhore që do të paraqes koalicioni ynë i udhëhequr nga AAK-ja.

“Kemi kuadro të bollshme për deputetë e për çfarëdo pozite të lartë shtetërore, njerëz të dëshmuar në secilën etapë të historisë sonë, qoftë para, gjatë dhe pas luftës, në secilën sferë të jetës. Aleanca në Gjilan është e bindur se do t’i ketë ulëset e saja në Kuvendin e Kosovës, sepse kjo është urgjencë për Gjilanin, për Anamoravën dhe për Kosovën. Ndryshimi duhet të ndodh në Gjilan, sepse kështu siç është, lirisht mund të themi se jemi pa përfaqësim në nivel qendror. Besojmë shumë se do të dalim jashtëzakonisht mirë në zgjedhjet nacionale, e po bëhemi gati për ta udhëheq Gjilanin pas zgjedhjeve lokale” përfundoi Ardian Azemi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.