Hidromorava

Azem Vllasi komenton fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit: Shpresoj të mos ketë ekscese në ditët e fundit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova ka hyrë në fazën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Partitë politike kanë intensifikuar takimet me qytetarë anekënd vendit. Në po të njëjtën kohë, ato kanë prezantuar edhe projekte dhe plane me të cilat synojnë të marrin sa më shumë vota.

Por, si e vlerëson fushatën e deritashme, avokati dhe analisti i njohur, Azem Vllasi.

Ky i fundit në një prononcim për IndeksOnlinen, thotë se fushata zgjedhore është mjaft dinamike dhe e zhurmshme.

Uji Dea

Kjo, sipas tij, ia jep njëfarë hijeshie.

by Taboola
“Ofertat e gjithë garuesve janë të ngjashme. Të gjithë premtojnë rritje të pagave, të pensioneve, ndërtim të çerdheve për fëmijë, shkolla, rrugë të mira nëpër Kosovë e të tjera. Kjo është mirë. Por, pak shihen oferta të bindshme se si do të vihet te paraja për krejt këto. Pak ka oferta të bindshme për zhvillim ekonomik, lehtësi për hapje të bizneseve të reja, për punësim që hap shpresa te rinia për jetë normale në Kosove dhe kështu të zvogëlohet shkuarja jashtë. Shpresoj që në fazën e fundit të fushatës të mos eskalojë gjuha e urrejtjes, rrenave e ofendimeve, nga se kjo mund të eskalojë në ekscese dhe na koritë para botes si vend dhe popull primitiv, i papjekur për demokraci”, ka thënë Vllasi për IndeksOnlinen.

Se a do të ketë ndryshime apo vazhdim të qeverisë pas zgjedhjet e 9 shkurtit, Vllasi thotë se varët nga ajo se kush do t’i fitojë zgjedhjet.

Kosovën e ndajnë 11 ditë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare. Ditëve të fundit nuk ka pasur ndonjë sondazh kredibil, i cili do të tregonte për rezultatin e mundshëm të partive në zgjedhjet e 9 shkurtit./IndeksOnline/