Uji Dea

Avokatët e Anamoravës njihen me ndryshimet e kodit të ri të procedurës penale

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Nën organizimin e Odës regjionale të avokatëve në Gjilan është mbajtur një seminar-trajnim kushtuar ndryshimeve në kodin e ri të procedurës penale. Mbi 37 avokat, gjykatës e administrator të gjykatave kanë ndjekur me vëmendje ligjëratën e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasanit tha Shemsedin Piraj.

Oda e avokatëve regjionale të Anamoravës në kuadër të arsimimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve profesionale këtë fundjavë në lokalet e Gjykatën Themelore të Gjilanit ka organizuar një seminar – trajnim lidhur me temën “Ndryshimet e bëra në kodin e ri të procedurës penale të Kosovës dhe sqarimi i çështjeve diskutabile”.

Shemsedin Piraj organizator dhe moderator tha se këtë seminar e kanë ndjekur mbi 37 avokat dhe gjykatës e administrator të gjykatave. Tema ka qenë interesante sepse ligjërues ishte kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës Fejzullah Hasani. Tema që ka ligjëruar zoti Hasani ishte aktuale kurse ligjërata ka zgjatur mbi tri orë.

Mobi Casa

Piraj tha se Hasani duke e shfrytëzuar përvojën e tij ka arritur të sqarojë dhe të eliminojë shumë paqartësi e dilema sepse në praktikën gjyqësore ende ka vështirësi meqë kodi i ri ka pësuar ndryshime rrënjësore dhe ka pasur nevojë të njihemi ngaqë ka paraqitur sfida për shumicën e avokatëve dhe të profesionistëve të juridikaturës. Ligjëruesi Hasani ka sqaruar kapitujt dhe risitë e kodit gjë që ka ndikuar pozitivisht tek pjesëmarrësit e seminarit tha Piraj.

Shemsedin Piraj tha se seminaret e tilla janë të mirëseardhura dhe duhet të vazhdohet edhe në të ardhmen me trajnime të tilla. “Ne po mundohemi që pjesa e avokatëve të mos mbetet anash kolegëve të tyre evropian. Këto trajnime dhe këto kontakte të drejtpërdrejta ndikojnë shumë pozitivisht në ngritjen e cilësisë së mbrojtjes së avokatëve në rastet e rënda gjyqësore” tha Piraj./rajonipress/