ARKATANA

Avdyl Aliu (LDK) : Pushteti nuk mund të pres bashkëpunim nga opozita nëse vazhdon të tregohet kokëfortë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend planin e vlerësimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Gjilanit, që e ka prezantuar Bejtullah Osmani nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, raportin e punës për vitin 2023 të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, kërkesën për ndryshime dhe plotësime në Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave (propozim i shoqatës “Ali Hadri”) si dhe planin lokal të veprimit për cilësi të ajrit, të cilin e prezantoi Valon Shefkiu nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Ndërkaq i ka shtyrë për ndonjë nga seancat e ardhshme: rregulloren për taksat administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës, rregulloren për transport dhe bartje të udhëtarëve me taksi, diskutim për faljen e borxheve për ngarkesë të taksës komunale për bizneset afariste në Komunën e Gjilanit për periudhën 2000- 2019.

As propozimi i Arianit Sadikut (LVV) për futjen në rend dite të propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga tejkalimi i të hyrave vetanake të planifikuara të vitit 2023, nuk u përkrah nga opozita, e cila ka shumicën në KPF dhe Kuvend Komunal, me arsyetim se asnjë nga projektet e propozuara prej saj nuk kanë filluar të zbatohen.

Avdyl Aliu (LDK) tha se pushteti nuk mund të pres bashkëpunim nga opozita nëse vazhdon të tregohet kokëfortë.

Uji Dea

Në të vërtetë, seanca e kaluar e Kuvendit nuk është mbajtur për shkak të mungesës së transmetimit online, ku edhe po këmbëngul opozita, meqë operatorit të deritashëm i ka skaduar kontrata.

Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit, ka thënë se në të njëjtën ditë do të mbahen dy seanca të Kuvendit, ajo e katërt dhe e pestë, për të cilat është miratuar rendi i punës në KPF.

Opozita ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në seancë nëse nuk sigurohet transmetim online, siç ka qenë më herët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.