UBT

Avdullah Hoti: Gjendja mund të bëhet alarmante

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendës kryeministri, Avdullah Hoti ka bërë një shkrim në lidhje me situatën me koronavirusin por edhe situatën politike në të cilën është duke kaluar Kosova.

Hoti ka thënë që mesazhi i tij për sot është që gjendja mund të bëhet alarmante, shkruan indeksOnline.

Po ashtu ai ka thënë që do të jenë në kontaktë tërë kohën që ta ndajnë barren me familjet.

Përveq tjerash Hoti ka përsëritur thirrjen e vazhdushme për qëndrim në shtëpi./Indesonline/.

Postimi i plotë:

Në këtë situatë, kur kemi drojë për shëndetin e familjarëve, miqve dhe gjithë të tjerëve, e kalojmë me solidaritet dhe lutje tek Zoti.

UBT

Nuk dua t’iu ngarkoj me zhvillimet politike. POR, JU GARANTOJ SE KJO QEVERI ME LDK-në BRENDA SAJ, PËR AQ KOHË SA DO TË ZGJASË, DO JETË NË KRYE TË DETYRËS PËR TU PËRBALLUR ME SITUATËN. ASNJË DETYRË SHTETËRORE-INSTITUCIONALE NUK DO TË NDIKOHET NGA ZHVILLIMET POLITIKE.

Liderët botërorë, si Merkel e Trump, kanë dhënë mesazhe alarmante, jo për panik, por për vetëdijesim, duke ju treguar qytetarëve të vërtetën për rrezikun që ata të respektojnë udhëzimet shëndetësore. Ky ka qenë qëllimi i mesazheve të secilit nga ne, edhe i z.Veliu. Ky është edhe mesazhi im sot – gjendja MUND të bëhet alarmante.

Do të jemi në kontakt tërë kohën për të ndarë barrën me secilën familje. Qëndroni në shtëpi, përveç kur është e domosdoshme të dilni. Kur të ktheheni, dezinfektoni rrobat dhe gjërat që sillni në shtëpi.

Rrugë tjetër nuk ka për të kaluar këtë pandemi.

Të lutemi së bashku që ta kalojmë këtë situatë sa më parë dhe të shihemi në punë e në ballafaqime tona të zakonshme, që janë pjesë e jetës normale dhe zhvillimeve demokratike.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.